Ndërlidhjet

Shefi i NATO-s në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka arritur sot në Afganistan në vizitën e parë si shef i Aleancës Veri-atlantike.

Përmes një deklarate, NATO njoftoi se gjatë qëndrimit të tij në Afganistan, Rasmusen do të takohet me presidentin, Hamid Karzai dhe zyrtarë të tjerë.

Rasmusen pritet të zhvilloj poashtu një takim me komandantin Forcës Asistuese Ndërkombëtare të Sigurisë të udhëhequr nga NATO-ja, gjeneralin Stenli MekKristell.

Gjatë qëndrimit të tij në Afganistan, shefi i NATO-s do të vizitoj grupet provinciale për rindërtim dhe trupat ushtarake në terren.
XS
SM
MD
LG