Ndërlidhjet

H. Klinton: SHBA do qeverisje të mirë në Afrikë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha gjatë një konference për tregti ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës se tregtia dhe biznesi në Afrikë nuk mund të rriten pa u luftuar korrupsioni nga ana e qeverive afrikane dhe pa zbatimin e sundimit të ligjit.

Këto komente, Klinton i bëri në një forum të tregtisë, i cili u mbajt në qytetin Nairobi të Kenisë, ku ajo filloi turenun e saj 11 ditor që do të përfshijë disa vende të Afrikës.

“Ekzistojnë të gjithë përbërësit për zhvillim ekonomik, prosperitet dhe progres. E di se sa e rëndësishme është të shndërrohet legjislacioni sikurse Akti Afrikan për Zhvillim dhe përpjekjet e qeverisë së Kenisë në ndryshime të përditshme, të cilat mund t’i shohin njerëzit”, tha Klinton.

Hillari Klinton pritet të udhëtojë në Afrikën e Jugut, Angolë, Republikën Demokratike të Kongos, në Nigeri dhe Liberi.
XS
SM
MD
LG