Ndërlidhjet

Betimi i Ahmadinexhadit

  • RFE /RL

Mahmud Ahmadinexhad, gjatë ceremonisë së betimit, 5 gusht '09.

Mahmud Ahmadinexhad, gjatë ceremonisë së betimit, 5 gusht '09.

Mahmud Ahmadinexhad ka dhënë betimin për mandatin e dytë katërvjeçar si president i Iranit. Ai ka inkurajuar vendin “t’i bashkojë duart”, duke paralajmëruar që Qeveria e tij “nuk do të tolerojë mungesën e respektit, ndërhyrjet dhe fyerjet”.

Qindra mbështetës të opozitës ishin mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit në qendër të Teheranit, ku po zhvillohej ceremonia e betimit.

Ish-presidentët Muahmed Khatami dhe Ali Akbar Hashemi Rafsanjani ishin në mesin e atyre që munguan në këtë ceremoni, sikurse dhe lideri kryesor i opozitës, Mir Hosein Musavi, dhe figura të tjera opozitare.

“Unë, si president i Republikës Islamike të Iranit, betohem para Kuranit të shenjtë, para popullit iranian dhe Zotit, se do të ruaj besimin zyrtar, Republikën Islamike dhe Kushtetutën”, ka deklaruar Ahmadinexahdi.

Në mandatin e parë, Ahmadinexhadi ishte ballafaquar me kritika mbi politikat e tij ekonomike, të cilat, siç thuhet, kanë ndikuar në rritjen e inflacionit dhe të papunësisë.

Ahmadinexhadi nuk u është referuar drejtpërdrejt trazirave pas-zgjedhore, por është betuar që administrata e tij “do të kundërshtojë çdo shkelje të ligjit”.

Kundërshtarët e tij qëndrojnë prapa pohimeve të tyre se votat ishin vjedhur dhe se rrjedhimisht Qeveria e Ahmadinexhadit është “e jashtëligjshme”.

* * * * * * * * * *

(Në video paraqitet një radhë e gjatë e motoçikletave, të parkuara pranë Parlamentit, pikërisht sosh që ishin shfrytëzuar gjatë protestave pas-zgjedhore).


XS
SM
MD
LG