Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: NATO-ja thotë se janë vrarë kryengritësit e jo civilët


NATO-ja dhe forcat e Shteteve të Bashkuara thonë se kanë kryer sulm ajror në pjesën jugore të Afganistanit, por kanë hedhur poshtë akuzat nga fshatarët se ishin vrarë katër civilë. Ushtria amerikane tha se kishte vrarë katër kryengritës në motoçikleta.

Fshatarët thanë se nga sulmi ajror ishin vrarë katër persona nga fshati i tyre, afër qytetit Kandahar.

Çështja e vrasjeve të civilëve nga sulmet ajrore ka shkaktuar pakënaqësi të thellë në mesin e afganëve.
XS
SM
MD
LG