Ndërlidhjet

SHBA: Gibs thotë se është cituar gabimisht


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha se është cituar gabimisht nga gazetarët të martën duke e quajtur Mahmud Ahmedinexhad “liderin e zgjedhur” të Iranit.

Gibs u tha gazetarëve se populli i Iranit akoma po e vë në pikëpyetje rezultatin zyrtar të zgjedhjeve dhe se Uashingtoni do t’ia lë iranianëve të vendosin se a kanë qenë të drejta zgjedhjet presidenciale të qershorit.

Mediat kishin cituar Gibsin të ketë thënë se Mahmud Ahmedinexhad është “lideri i zgjedhur” i Iranit.
XS
SM
MD
LG