Ndërlidhjet

OKB: Ban e përshëndeti lirimin e gazetareve


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, ka përshëndetur sot lirimin e dy gazetareve të Shteteve të Bashkuara, pasi ato ishin amnistuar nga lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Ill.

“Sekretari i përgjithshëm e përshëndet lirimin e dy gazetareve, që ndodhi gjatë vizitës së ish presidentit amerikan, Bill Klinton në Phenian”, thuhet në kumtesën e OKB-së.

Gazetaret amerikane, Laura Ling dhe Euna Li, ishin dënuar me 12 vjet punë të dhunshme në Korenë Veriore, për shkak të hyrjes ilegale në këtë vend.
XS
SM
MD
LG