Ndërlidhjet

logo-print

Argjentinë: 337 të vdekur nga virusi H1N1


Autoritetet shëndetësore në Argjentinë kanë njoftuar se 337 persona kanë vdekur nga virusi H1N1, apo siç njihet me emrin gripi i derrave.

Ky numër është dy herë më i lartë sesa ai i deklaruar më herët.

Zyrtarët shëndetësorë janë duke i studiuar edhe 400 raste tjera të vdekjes, që mund të jenë shkaktuar nga ky virus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur fazën e pandemisë nga gripi i derrave, pasi që nga muaji prill kanë vdekur 1154 persona.
XS
SM
MD
LG