Ndërlidhjet

Moskë: Tubacioni rus nëpër Turqi


Një zyrtar i lartë rus ka bërë të ditur se Turqia ka rënë dakord të lejojë që tubacioni i gazit nga Rusia të kalojë nëpër ujërat e saj territoriale.
Marrëveshja do të arrihet gjatë një vizite që kryeministri Putin do t’i bëjë Ankarasë.

Zëvendësshefi i stafit të Putinit, Juri Ushakov, ka thënë se kryeministri Putin dhe homologu i tij turk, Erdogan, do të nënshkruajnë marrëveshjen sot.

Tubacioni i gazit do të kalojë në Detin e Zi nga Rusia në Bullgari dhe më pas për konsumatorët në Evropë. Tubacioni duhet të kalojë përmes ujërave të Ukrainës ose Turqisë.

Erdogan dhe Putin pritet të nënshkruajnë një numër marrëveshjesh tjera, duke përfshirë edhe një marrëveshje për naftën.
XS
SM
MD
LG