Ndërlidhjet

Afganistan: 20 të vdekur nga shpërthimi


Të paktën 20 vetë e humbën jetën sot nga një shpërthim në Afganistan kur një bombë e vendosur pranë rrugës goditi një grup njerëzish që udhëtonin në një dasmë.

Shefi i policisë në provincën Helmand tha se në mesin e të vrarëve ka gra dhe fëmijë, ndërsa pesë persona janë plagosur.

Mijëra marinca amerikanë dhe ushtarë britanikë po zhvilojnë ofenziva në Helmand, njërën nga qendrat e kryengritjes së talibanëve.
XS
SM
MD
LG