Ndërlidhjet

logo-print

SHBA ndihmojnë operacionet e OKB-së


Shtetet e Bashkuara thanë se do të paguajnë 2.2 miliardë dollarë për financimin e operacioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Këtë njoftim e bëri ambasadorja amerikane në OKB, Sjuzën Rajs, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Zyrtari i lartë i OKB-së për misione paqeruajtëse, Alen Le Roj, u tha reporterëve se ky “është një lajm jashtëzakonisht i mirë” dhe shtoi se “ne jemi ekstremisht falënderues për Shtetet e Bashkuara për këtë vendim të ri dhe për mbështetjen e tyre të madhe për misionet paqeruajtëse të OKB-së”.

Aktualisht Kombet e Bashkuara kanë afro 115 mijë trupa, policë e civilë, në 16 misione paqeruajtëse nga Afrika dhe Lindja e Mesme e deri në Qipro, Kosovë, në Sarahanë Perëndimore dhe Haiti.
XS
SM
MD
LG