Ndërlidhjet

Irak: Shtatë vjet burgim për sulmuesen vetëvrasëse


Një vajzë e re irakiane, që ishte zënë disa momente para se ta aktivizonte materialin shpërthyes, që e kishte në trupin e saj, është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg.

Zyrtarët irakianë thanë se Rania Ibrahim, ishte dënuar nga një gjykatë për të rinjë në provioncën Dijala, më herët këtë javë.

Kjo vajzë 16 vjeçare, në vitin 2008, kur u arrestua, në belin e saj mbante afro 20 kilogram eksploziv dhe përgatitej ta aktivizonte atë në një treg në qytetin Bakuba.
XS
SM
MD
LG