Ndërlidhjet

Najrobi: Klinton nderoi viktimat e terrorizmit


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot ka nderuar viktimat e sulmeve të vitit 1998, të ndërlidhura me al-Kaidën, në ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Kenia dhe Tanzani.

Gjatë qëndrimit të saj në Najrobi, ajo tha se sulmet me bomba, nga të cilat u vranë së paku 200 vetë, ishin përkujtim i “kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, i cili nuk respekton kufinjë, racë, etnicitet apo religjion”.

Vizita në Najrobi të Somalisë po bëhet në kuadër të turneut të zonjës Klinton në disa vende afrikane.
XS
SM
MD
LG