Ndërlidhjet

Klinton: Ndihmë për Somalinë kundër militanëtve


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, sot ka premtuar “zgjerim dhe zgjatje” të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Somalisë, derisa ajo po lufton kundër ekstremistëve islamikë, që mendohet se janë të ndërlidhur me al-Kaidën.

Duke folur në Najrobi, ajo, poashtu, i tërhoqi vërejtjen Eritresë, se do të ballafaqohet me dënim, nëse vazhdon t’i mbështesë ekstremistët somalezë.

Këto komente zonja Klinton i bëri gjatë vizitës në Somali, në kuadër të turneut të saj në Afrikë.
XS
SM
MD
LG