Ndërlidhjet

Gordon: Për mbrojtjen e Gjeorgjisë nuk vendos Rusia


Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe evroaziatike, Fil Gordon, tha se Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk i shesin armatim Gjeorgjisë.

Ai këto komente i bëri pas deklaratave nga Moska, në të cilat kërkohet, që vendet perëndimore ta ndalin furnizimin e Gjeorgjisë me armatim.

- Ne aktualisht nuk i shesim armatim Gjeorgjisë. Sa i përketë vërejtjeve të Rusisë për këtë çështje, realisht nuk është Rusia ajo që vendos nëse dhe si Gjeorgjia e mbronë vetveten. Por, njëherësh, ne nuk dëshirojmë të shohim asnjë përshkallëzim ushtarak në rajon, i tha Radios Evropa e Lirë, zyrtari i lartë amerikan, Fil Gordon.
XS
SM
MD
LG