Ndërlidhjet

Gjeorgji: Ceremoni në një vjetorin e luftës


Gjeorgjia e shënon me ceremoni solemne njëvjetorin e luftës së saj me Rusinë për Osetinë e Jugut.

Disa qindra njerëz formuan një flamur në qytetin Gori, i cili u bombardua nga forcat ruse gjatë luftës.

Gjatë konfliktit pesë ditor forcat ruse hynë në Gjeorgji pas përpjekjes së Gjeorgjisë që ta rivendosë me forcë kontrollin në këtë rajon separatist prorus.

Vendimi për t’i dërguar trupat ruse në betejë kundër Gjeorgjisë vitin e kaluar ishte “gjëja më e vështirë, por në fund e bëmë si duhet”, tha në prag të përvjetorit presidenti i Rusisë Dmitri Medvedev.

Në një intervistë televizive, Medvedev tha se Rusia “në tërësi veproi në mënyrë të përgjegjshme dhe të ndershme”.

Amnesty International thotë se një vit pas konfliktit, 30 mijë njerëz ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre.
XS
SM
MD
LG