Ndërlidhjet

logo-print

Durrës: Vriten 4 policë, një civil


Pesë persona, mes të cilëve katër punonjës policie kanë mbetur të vrarë sot pas të shtënave me armë në ndjekje të një të shumëkërkuari nga policia në Durrës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesditës në plazhin e Durrësit.

Policia tha se dyshohet që autor i vrasjeve është Dritan Dajti, një person i arratisur nga burgu në kohën e gjykimit pasi akuzohej për vrasjen e një biznesmeni.

Autori i vrasjeve më pas është arrestuar nga policia dhe është dërguar i plagosur në spitalin e Durrësit.
XS
SM
MD
LG