Ndërlidhjet

Islamabad: Kreu i talibanëve me siguri është vrarë


Zyrtarët pakistanezë thanë se udhëheqësi i talibanëve Beitullah Mehsud me siguri është vrarë në një sulm me raketa dy ditë më parë në jug të vendit.

Zyrtarët thanë se informatat tregojnë se Mehsud është vrarë bashkë me gruan e tij dhe truprojet nga një sulm raketor në shtëpinë e një familjari të tij në rajonin fisnor të Vaziristanit jugor.

Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmud Kureshi tha se autoritetet kanë shkuar për ta verifikuar vdekjen e Mehsudit.

Një zyrtar i sigurisë dhe një bashkëpunëtor i Mehsud citohen të kenë thënë se tashmë është bërë edhe varrimi.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Uashingtoni nuk mund të konfirmojë vrasjen e liderit të talibanëve në Pakistan, por shtoi se nëse raportet janë të sakta, atëherë njerëzit në Pakistan tash janë më të lirë.

SHBA-të kishin shpallur 5 milionë dollarë shpërblim për informata që do të çonin në kapjen apo vrasjen e Mehsudit.
XS
SM
MD
LG