Ndërlidhjet

Bursat evropiane u mbyllën me rritje



Bursat evropiane sot e mbyllën me ngritje javën e humbjeve, pasi papunësia në Shtetet e Bashkuara u rrit më pak se sa pritej për muajin korrik.

Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara shkurtuan 247 mijë vende pune në korrik, shumë më pak se sa pritej, dhe më së pakti prej gushtit të kaluar.

Raporti i sotëm i qeverisë amerikane jep shenja më të qarta se ekonomia mund të kthehet prapë.

Më herët, presidenti Barak Obama, tha se Shtetet e Bashkuara janë duke parë fillimin e fundit të krizës ekonomike.
XS
SM
MD
LG