Ndërlidhjet

Vritet teroristi më i kërkuar në Indonezi


Teroristi më i kërkuar në Indonezi, Nurdin Mohamed Top, është vrarë në një sulm të policisë, në rajonin qendror në Java, ka bërë të ditur stacioni televiziv Metro.
Policia ende nuk ka konfirmuar këtë lajm, ndonëse në vendin ku fshehej teroristi Top janë hetuar mjete të ndihmës së shpejtë.
Policia këtë vendstrehim e kishte mbajtur të rrethuar rreth 17 orë, ndërsa me rastin e sulmit janë dëgjuar edhe shpërthime.
Nurdin Mohamad Top është me nacionalitet malaizias, ndërsa dyshohet se ka qenë një nga organizatorët kryesor të atentateve që kishte ndërmarrë organizata teroriste Xhema Islamija nga viti 2000, siç ishte ai në Bali në vitin 2002 kur u vranë 200 veta.
XS
SM
MD
LG