Ndërlidhjet

Kosova dhe A. Saudite vendosin marrëdhënie diplomatike


Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Arabisë Saudite kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, ka bërë të ditur Ministria e punëve të Jashtme të Kosovës.
Protokolin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e kanë nënshkruar i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Kombet e Bashkuara Khalid Al Nafisee.
Ambasadori saudit me këtë rast tha se është optimist se pas njohjes së Kosovës nga Arabia Saudite, këtë do ta bëjnë edhe një numër i konsiderueshëm i vendeve të këtij rajoni.
XS
SM
MD
LG