Ndërlidhjet

Vazhdojnë hetimet për rastin e çiftit Petkoviq


Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka deklaruar se trupat e pa jetë të Trajanka (59) dhe Bogdan (65) Petkoviqit, që dje janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, në Partesh të Gjilanit, janë bartur në Institutin për Mjekësi Ligjore në Prishtinë.
Beka ka thënë se pjestarët e policisë kosovare janë duke vazhduar hetimet.
Ministri për Kosovën Goran Bogdanoviq rastin e ka cilësuar të motivuar etnikisht dhe ka kërkuar hetime nga një grup neutral ndërkombëtar.
“Vrasja e çiftit Petkoviq është për çdo dënim dhe është diç që fatkeqësisht ndodh në vitete e fundit në Kosovë”, ka thënë Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG