Ndërlidhjet

Prishtinë: Katër raste të reja të gripit të derrave


Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe katër raste të reja të gripit të derrave. Me këto raste, numri i personave të konfirmuar si pozitiv me virusin A H1N1 në Kosovë ka shkuar në gjashtë.
Tre prej personave të konfirmuar me virusin A H1N1 para disa ditësh janë lëshuar në shtëpi pas trajtimit mjekësor në Klinikën infektive dhe gjendjes së mirë shëndetësore. Rasti i fundit i paraqitur në këtë klinikë është duke u trajtuar dhe gjendja e pacientit paraqitet e mirë.
XS
SM
MD
LG