Ndërlidhjet

logo-print

Azemi: Çifti Petkoviq është vrarë me armë zjarri


Ushtruesi i detyrës të zëdhënësit të policisë për rajonin e Gjilanit, Remzi Azemi, ka deklaruar se hetimet kanë dëshmuar se Trajanka dhe Bogdan Petkoviq nga fshati Partesh janë vrarë me armë zjarri.
“Sipas rezultateve të deritashme të hetimeve është konstatuar se çifti Petkoviq është vrarë me armë zjarri”, ka thënë Remzi Azemi. Ai ka shtuar se tash për tash nuk ka indikacione nëse kemi të bëjmë me krim të motivuar etnikisht dhe ka vënë pah se rasti është duke u hetuar intenzivisht.
XS
SM
MD
LG