Ndërlidhjet

ETA merr përgjegjësinë për sulmet në Spanjë


Organizata separatiste baske ETA e ka pohuar përgjegjësinë për sulmet e fundit në Spanjë.

Në një deklaratë të lëshuar në gazetën probaske “Gara”, grupi e pohoi përgjegjësinë për sulmin me automjet bombë në 19 korrik, që la të vdekur inspektorin e policisë Eduardo Puelles Garcia në qytetin bask Arrigorriaga.

Në deklaratë gjithashtu u mor përsipër sulmi me automjet bombë në 30 korrik para objektit të policisë në qytetin Majorka, ku u vranë dy pjesëtarë të policisë paramilitare të Gardës Civile.

ETA fajësohet për vdekjen e 828 njerëzve në fushatën e saj disa dekadëshe për pavarësinë e Baskisë.
XS
SM
MD
LG