Ndërlidhjet

Nagasaki: 64 vjet nga bomba bërthamore


Në Nagasaki të Japonisë është shënuar 64 vjetori i hedhjes së bombës bërthamore në ditën e sotme të vitit 1945 ku e humbën jetën 80 mijë njerëz.

Kryetari i Bashkisë së Nagasakit, Tomihisa Taue apeloi që në botë të ndalohen armët bërthamore.

“Para nesh janë dy rrugë. Njëra na shpie në botën pa armë bërthamore, kurse tjetra drejt shkatërrimit dhe vuajtjeve që i përjetuam në Hiroshimë dhe Nagasaki para 64 vjetëve”, tha Taue.

Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve që kanë armë bërthamore, të vijnë në Nagasaki dhe të bisedojnë me të mbijetuarit nga sulmi bërthamor.
XS
SM
MD
LG