Ndërlidhjet

Arrestohet kreu i burgut famëkeq në Teheran


Shefi i burgut famëkeq në kryeqytetin iranian Teheran është arrestuar pas hetimeve për abuzimin e të drejtave të të burgosurve.

Agjencia Fars citoi shefin e policisë të ketë thënë se drejtori i burgut është arrestuar dhe pastaj është përjashtuar, ndërsa janë pushuar nga puna edhe dy gardianë.

Burku Kahrizak ishte vendi kryesor ku mbaheshin protestuesit pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit. Disa prej tyre besohet se kanë vdekur në rrethana misterioze.
XS
SM
MD
LG