Ndërlidhjet

Grabiten 16 milion $ nga princesha saudite



Grabitësit kanë vjedhur xhevahirë dhe 15.6 milionë dollarë para të thata nga dhoma e hotelit ku ishte vendosur princesha saudite në Sardenjë.

Mediat italiane raportuan se vjedhësit e kanë shfrytëzuar çelësin kryesor për të hyrë në dhomën e saj dhe për ta marrë arkën, e cila ishte e ngjitur me silikon në murin ku ishte vendosur.

Raportet thonë se zyrtarë ushtarakë nga ambasada e Arabisë Saudite menjëherë kanë arritur në Sardenjë, ndërsa në hetime janë përfshirë shërbimet sekrete italiane dhe diplomatët e të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG