Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Kërkohet arrestimi i liderit të opozitës Musavi



Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare në Iran ka bërë thirrje për arrestimin dhe gjykimin e liderit të opozitës Mirhosein Musavi dhe ish presidentit Mohamed Khatami për shkak të trazirave pas zgjedhore.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citon Jedullah Xhavanin të ketë thënë se dy figurat reformatore i kanë prirë asaj që ai e ka quajtur “grushtshtet të kadiftë”, i cili synonte rrëzimin e sundimtarëve klerikë të Iranit.

Sipas raportit, Xhavani ka thënë se këta dy burra dhe Mehdi Karubi, një reformator tjetër, i cili garoi për president, duhet të sillen para drejtësisë dhe zyrtarëve të kundërzbulimit.
XS
SM
MD
LG