Ndërlidhjet

Uashington: Talibanët të përçarë


Këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit Barak Obama, Xhejms Xhons, përshëndeti vrasjen e kreut të talibanëve në Pakistan, Bajtullah Mehsud, e cila, sipas tij, tashmë ka shkaktuar përçarje në radhët e kryengritësve.

Xhons tha se Mehsud vdiq të mërkurën pas një sulmi me raketa të realizuar nga forcat amerikane.

Me herët, komandanti i talibanëve, Vali Rehman, mohoi njoftimet e Qeverisë pakistaneze se gjatë takimit për të vendosur pasuesin e Mesud, kishte pasur shkëmbime zjarri me armë.
XS
SM
MD
LG