Ndërlidhjet

OKB: Dhuna pengon zgjedhjet në Afganistan


Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se dhuna e fundit mund të pengojë një numër të madh njerëzish që të dalin në votime në zgjedhjet e ardhshme në Afganistan.

Në një raport të kësaj organizate, mes tjerash, thuhet se pasiguria po ashtu ka penguar kandidatët qe të zhvillojnë fushatë.

Kryengritësit talibanë janë zotuar se do ta prishin procesin e zgjedhjeve të 20 gushtit për president dhe këshillat krahinore. Dhuna në Afganistan ka arritur nivelin më të lartë, që kur talibanët ishin nxjerrë nga pushteti në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG