Ndërlidhjet

Çavez akuzon Kolumbinë për inkursion trupash


Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez i ka akuzuar trupat e Kolumbisë për ndërhyrje në territorin e Venezuelës, hap të cilin e ka quajtur “provokacion”.

Çavez tha se patrulla ushtarake e Kolumbisë e ka kaluar lumin Orinoko me një anije, dhe se kolumbianët po veprojnë me urdhërat e Shteteve të Bashkuara.

Kolumbia i ka mohuar akuzat e Çavezit.

Venezuela e kundërshton marrëveshjen e re, me të cilën Shteteve të Bashkuara u lejohet qasje në shtatë baza ushtarake të Kolumbisë. Presidenti kolumbian Alvaro Uribe thotë se plani për trupat nevoitet për t’i luftuar trafikantët e drogës.
XS
SM
MD
LG