Ndërlidhjet

Stuhitë shkaktojnë kërdi në Azinë Lindore


Dy stuhi të fuqishme e kanë goditur Azinë Lindore, duke shkaktuar vdekje në Tajvan, Japoni dhe pjesën kontinentale të Kinës.

Të paktën 12 vetë kanë humbur jetën në Tajvan pasi tajfuni Morakot shkaktoi përmbytjet më të mëdha në gjysëm shekullin.

Stuhia i detyroi rreth një milion njerëz të ikin nga zonat bregdetare të Kinës lindore.

Ndërkohë, një stuhi tjetër tropikale po i afrohet Japonisë, ku vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut kanë lënë të paktën 10 të vdekur.
XS
SM
MD
LG