Ndërlidhjet

Klinton në Kongo për mizoritë kundër grave


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton është në Republikën Demokratike të Kongos ku pritet të kërkojë që t’u jepet fund sulmeve seksuale ndaj grave në lindje të vendit.

Klinton do të vizitojë një spital dhe do të mbajë një fjalim në bashkinë e kryeqytetit Kinshasa.

Të martën, ajo do të udhëtojë në qytetin lindor Goma për t’u takuar me viktimat e përdhunimit dhe krimeve të tjera seksuale, të cilat janë shtuar pas luftimeve ndërmjet ushtrisë dhe grupeve kryengritëse.

Klinton tha se do t’i kërkojë qeverisë që të pushojë së përdoruri gratë si “mjete të luftës”.
XS
SM
MD
LG