Ndërlidhjet

Kina thotë se ka liruar 1.200 të burgosur


Kina tha sot se ka liruar 1.200 të burgosur, të cilët u arestuan për pjesëmarrje në trazirat në Tibet vitin e kaluar, ndërsa më shumë se 700 vetë ende po mbahen nën akuzat për ndërlidhje me trazirat e muajit të kaluar në Ksinjang.

Deklarata e Pekinit iu prezantua në formë të shkruar Kombeve të Bashkuara në Gjenevë në kuadër të dosjes së Kinës për eliminimin e diskriminimit racor.

Deklarata thotë se 1.231 tibetianë të dyshuar u liruan pasi ishin “ndëshkuar, kishin bërë deklarata pendimi dhe ishin edukuar nga autoritetet në Tibet”.

Dhuna etnike në Ksinjang la 197 të vdekur.
XS
SM
MD
LG