Ndërlidhjet

Bon: Konferencë e KB për ndryshimet klimatike


Sot në Bon të Gjermanisë filloi Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, e cila i ka tubuar 2 mijë delegatë nga 180 vende.

Konferenca e Bonit i paraprin asaj në Kopenhagë nga fundi i vitit, në të cilën shtetet shpresojnë ta nënshkruajnë zëvendësimin e Protokollit të Kjotos, i cili skadon në vitin 2012.

Ndërkohë në Seul, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun bëri thirrje për aksion ndërkombëtar për të luftuar kërcënimet nga ndryshimet e klimës.

Ban tha se bota ka më pak se 10 vjet për të ndalur rritjen e emisionit të gazrave nëse dëshiron të “shmangë pasojat katastrofike për njerëzit e planetin”.
XS
SM
MD
LG