Ndërlidhjet

Meksikë: Takohen liderët e Amerikës Veriore


Presidenti amerikan, Barak Obama, u është bashkuar liderëve të Meksikës dhe Kanadasë në zotimet për përpjekje të përbashkëta për çështjet e ekonomisë, tregtisë, gripit të derrave dhe ndryshimet klimatike.

Deklarata nga takimi i tre liderëve thotë se vendet e tyre i ofrojnë përgjigje “të përbashkët, të përgjegjshme dhe transparente” përhapjes së kërcënimit nga gripi i derrave.

Presidentët Barak Obama, Felipe Kalderon dhe kryeministri Stiven Harper biseduan në fund të samitit të liderëve të Amerikës Veriore në qytetin Guadalahara të Meksikës.
XS
SM
MD
LG