Ndërlidhjet

logo-print

Çeçeni: Vritet aktivistja humanitare


Organizata për të drejtat e njeriut në Rusi, ka bërë të ditur se një punëtore humanitare dhe buri i saj të cilit ishin rrëmbyer nga njerëz të armatosur në Çeçeni, janë gjetur të vdekur. Zarema Sadulajeva dhe buri i saj u rrëmbyen të hënën kur një grup i armatosur bastisën zyrën e saj në Grozni.
Trupat e tyre u gjetën në periferi të kryeqytetit Çeçen.
Vdekja nuk është konfirmuar nga autoritetet ruse.
Sadulajeva ishte udhëheqëse e një grupi jo qeveritar në Çeçeni e cila ndihmonte fëmijët të cilët ishin duke vuajtur nga e efektet e dy luftërave në 15 vjetët e fundit. Grupet për të drejtat e njeriut akuzojnë liderin e Çeçenisë Ramazn Kadirov, për abuzim të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG