Ndërlidhjet

Trajkoviq: Në zgjedhje nëse ka decentralizim



Përfaqësuesja e Këshillit Kombëtar Serb Rada Trajkoviq ka thënë se pushteti lokal në Kosovë nuk do të mbajë përgjegjësi ndaj serbëve dhe as ndaj Beogradit nëse Serbia do të jetë e ngurtë në qëndrimin se nuk duhet dalë në zgjedhjet e organizuara nga autoritetet e Prishtinës.

“Nuk pres nga Qeveria e Serbisë e as nga presidenti i shtetit që në mënyrë të prerë ta përkrahin daljen e serbëve në zgjedhjet lokale në Kosovë. Por gjithashtu nuk mendoj se dalja në zgjedhje, po të kishte decentralizim, do ishte në kundërshtim me qëndrimin e Qeverisë së Serbisë”, ka thënë Trajkoviq për të përditshmen “Politika”.
XS
SM
MD
LG