Ndërlidhjet

Shumaher anulon kthimin në Formula 1


Kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1 Mihael Shumaher e ka anuluar sot kthimin në garën e Ferarit, dhe si arsye i ka theksuar lëndimet që më herët i ka marrë gjatë një rrëzimi nga motoçikleta.

“Fatkeqësisht, nuk do të mund ta zëvendësoj Felipe Masën”, njoftoi Shumaher në web faqen e tij në internet.

Shumaher u tërhoq nga garat në vitin 2006, por muajin e kaluar u dakordua që në ekipin e Ferarit përkohësisht ta zëvendësojë Masën, i cili u lëndua rëndë në garën për Çmimin e madh të Hungarisë.

Ferari njoftoi se në vend të Shumaherit, për Ferarin në Valensia do të garojë Luka Badoer.
XS
SM
MD
LG