Ndërlidhjet

Iran: 69 të vrarë në protesta


Në protestat pas zgjedhjeve presidenciale në Iran 69 persona janë vrarë. Mbi 100 persona presin te dalin në gjyq për shkak të pjesëmarrjes në protestat e opozitës. Lajmi bëhet i ditur nga një prej ndihmësve të Mir Hosein Musavit, udhëheqës i opozitës iraniane.

Opozita kundërshton rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, ku presidenti aktual Ahmadinexhad fitoi një mandat të dytë. Opozita thekson se rezultati u manipulua.
XS
SM
MD
LG