Ndërlidhjet

Ban: Të lirohet menjëherë San Su Ki


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Aung San Su Ki, udhëheqëse e opozitës në Mianmar.
Edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs kritikoi Mijanmarin për vendimin.

Bashkimi Evropian deklaroi se do të merrte masa shtesë ndaj regjimit në Mijanmar. Gjykata në Mijanmar e ka shpallur fajtore lideren e opozitës demokratike Aung San Su Kji për shkak se e ka shkelur ligjin dhe ka urdhëruar dënim shtesë prej 18 muajsh me arrest shtëpiak.

Suu Kji, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ka qenë në arrest shtëpiak 14 nga 20 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG