Ndërlidhjet

Kabul: Operacione të reja të ushtrisë amerikane


Asoshiejtid Pres raporton se ushtria amerikane ka filluar një sulm me helikopterë në qytetin Dahaneh në jug të Afganistanit, i cili kontrollohet nga talibanët, në përpjekje për të marrë kontrollin e zonës përpara zgjedhjeve presidenciale, që zhvillohen javën e ardhshme.

Sulmi filloi në orët e para të ditës së sotme. Raportohet se vala e parë e sulmit ka përfshirë armë të vogla dhe granata zjarri.

Talibanët janë zotuar se do të prishin procesin e zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.
XS
SM
MD
LG