Ndërlidhjet

KS: Vonohet deklarata për San Su Ki


Këshilli i Sigurimit është vonuar për të nxjerrë një deklaratë që ka për qëllim dënimin e vendimit të djeshëm për t’ia shtuar arrestin shtëpiak lideres opozitare në Mianmar, Aung San Su Ki.

Debati mbi një projekt-deklaratë filloi të martën, në një sesion të veçantë të thirrur nga Franca, por u ndërpre kur Kina, Rusia, Vietnami dhe Libia shprehën dyshime.

Shtetet e Bashkuara janë duke bërë përpjekje për të nxjerrë një deklaratë unanime që dënon vendimin e fundit, për t’ia shtuar arrestin shtëpiak edhe për 18 muaj fitueses së çmimit Nobel për Paqe, San Su Ki-së.

Kina dhe Rusia që janë partneret kryesore tregtare të Burmës, kishin bllokuar veprime të ngjashme edhe më herët.
XS
SM
MD
LG