Ndërlidhjet

Indonezi: Terroristi i kërkuar ende i lirë


Autoritetet policore në Indonezi kanë konfirmuar se terroristi më i kërkuar në rajon është ende i lirë dhe se nuk ishte vrarë gjatë fundjavës së kaluar, ashtu siç ishte raportuar fillimisht.

Policia tha se testet e ADN-së, të kryera ndaj një militanti të vrarë, kanë treguar se ai nuk është Nordin Mohamed, militanti më i kërkuar në juglindje të Azisë.

Nordin akuzohet për disa sulme terroriste të përgjakshme në Indonezi, duke përfshirë edhe sulmet e fundit me bomba në muajin korrik, në hotelet e Xhakartës.
XS
SM
MD
LG