Ndërlidhjet

Kostarikë: Presidenti i infektuar me H1N1


Presidenti i Kostarikës, Oskar Arias, ka njoftuar se është i prekur nga virusi H1N1, i njohur si gripi i derrave, por është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdon t’i kryejë punët presidenciale nga shtëpia.

Arias, 69 vjeçar, fitues i çmimit Nobel për Paqe, tha se shenjat e para të gripit kanë filluar t’i shfaqen më 9 gusht, ndërsa kishte marrë pjesë në aktivitetet publike deri më 11 gusht.

Përhapja e virusit H1N1 është konfirmuar në 168 vende, ndërsa janë regjistruar 1.154 të vdekur.
XS
SM
MD
LG