Ndërlidhjet

logo-print

Një grua ruse sulmon Mona Lizën


Piktura më e famshme në botë, e njohur si “Mona Liza”, është sulmuar nga një grua ruse, e cila i ka hedhur një filxhan çaj.

Kryevepra e Leonardo da Vinçit nuk është dëmtuar nga filxhani i qeramikës dhe çaji i nxehtë, meqë është e mbuluar me xham anti-plumb, aty ku rri e varur në Muzeun Luvër në Paris.

Incidenti ka ndodhur më 2 gusht. Zëdhënësi i muzeut të Luvrit ka thënë se gruaja është arrestuar.
XS
SM
MD
LG