Ndërlidhjet

Putin: Gjeorgjia duhet të ketë nxjerrë mësim nga lufta


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, tha se Gjeorgjia duhet të ketë nxjerrë mësime për rreziqet e përdorimit të forcës nga lufta e vitit të kaluar me Rusinë.

Javën e kaluar, Rusia dhe Gjeorgjia e shënuan njëvjetorin e luftës për rajonin separatist të Osetisë së Jugut. Më vonë, Rusia e njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të Abhazisë.

Putin tha se me lidershipin aktual të Gjeorgjisë “është e pamundur të përjashtohet gjithçka”, por tërhoqi vërejtjen se me praninë e shtuar ushtarake ruse, çdo përpjekje për përdorimin e forcës kundër provincave rebele do të ishte “shumë më e vështirë”.
XS
SM
MD
LG