Ndërlidhjet

Putini viziton Abkazinë, premton fonde


Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin po zhvillon vizitën e parë në Abkazi, që nga koha kur Moska njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë.
Putini premtoi burime të shtuara financiare për rajonin në fjalë.

"Vitin tjetër do të japim fonde shtesë në vlerë rreth 15 miliardë rubla për çështjet e sigurisë në Abkazi, për ngritjen e bazave tona uhstarake dhe për ngritjen e kufirit shtetëror”, tha Putin.

Më herët Putini kishte deklaruar se Gjeorgjia duhet të ketë nxjerrë mësime për rreziqet e përdorimit të forcës nga lufta e vitit të kaluar me Rusinë.
Javën e kaluar, Rusia dhe Gjeorgjia e shënuan njëvjetorin e luftës për rajonin separatist të Osetisë së Jugut. Më vonë, Rusia e njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të Abkazisë.

Putin tha se me lidershipin aktual të Gjeorgjisë “është e pamundur të përjashtohet gjithçka”, por tërhoqi vërejtjen se me praninë e shtuar ushtarake ruse, çdo përpjekje për përdorimin e forcës kundër provincave rebele do të ishte “shumë më i vështirë”.
XS
SM
MD
LG