Ndërlidhjet

Tbilisi: Putini rrit tensionet


Vizita e kryeministrit rus Vladimir Putin në Abkazi ndikon në rritjen e tensioneve në Kaukaz, deklaruan zyrtarët e Gjeorgjisë. “Vizita e Putinit në territoret e pushtuara të një vendi sovran është provokim”, njofton Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë.

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi vizitën e parë në Abkazi, që nga koha kur Moska njohu pavarësinë e rajoneve separatiste të Gjeorgjisë. Putini premtoi burime të shtuara financiare për rajonin në fjalë.

"Vitin tjetër do të japim fonde shtesë në vlerë rreth 15 miliardë rubla për çështjet e sigurisë në Abkazi, për ngritjen e bazave tona uhstarake dhe për ngritjen e kufirit shtetëror”, tha Putin.

Më herët Putini kishte deklaruar se Gjeorgjia duhet të ketë nxjerrë mësime për rreziqet e përdorimit të forcës nga lufta e vitit të kaluar me Rusinë.
Javën e kaluar, Rusia dhe Gjeorgjia e shënuan njëvjetorin e luftës për rajonin separatist të Osetisë së Jugut. Më vonë, Rusia e njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut dhe të Abkazisë.
XS
SM
MD
LG