Ndërlidhjet

Iran: Opozita kërkon ndryshime të thella


Të ashtuquajturat gjykime ndaj gazetarëve dhe reformistëve i shërbejnë vetëm interesave të huaja, ka deklaruar kreu i opozitës iraniane Mir Hosein Musavi.

Musavi, përmes një deklarate në faqen e tij në internet thekson se kushtet në burgjet e Iranit nxisin nevojën për ndryshime të thella.

Një tjetër drejtues i opozitës iraniane, Mehdi Kurabi ka deklaruar se djemtë dhe vajzat e reja të arrestuar në protestat paszgjedhore janë dhunuar gjatë mbajtjes në burgje.
XS
SM
MD
LG